Në Shkollë të mesme: LIGJIRATË PËR DROGË

shkolla e mesme Ulqin, srednja skola UlcinjNdërmarrja publike për banim rehabilitim dhe risocializim të përdoruesve të substancave psikoaktive ka prezantuar të martën projektin “Hap sytë – ti zgjedh” në Shkollën e mesme “Vëllazërim – Bashkim” nga Ulqini, shkruan “Pobjeda”. Në ligjëratë ishin të pranishëm 40 nxënës të klasave të para, e të cilët janë në fazën zhvillimore në të cilën më së shpeshti vjen deri tek tundimi dhe zgjedhjet e gabuara.

Tregimi nga përvoja e ish klientit të këtij institucion ka tërhequr vëmendjen e nxënësve, të cilët treguan interesim dhe për ligjërimin profesional. Në fund të takimit, janë ndarë broshurat informative – edukative “Ji vetja – thuaj JO” të krijuara për nevoja të projektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…