Veshje popullore, instrumente muzikore, por dhe punime tjera dekoruese, shiheshin nëpër tezgat të cilat ishin të mbushura me lloj-lloj produktesh tradicionale. Nën organizimin e Shoqatës së artizanaleve “Arty Craft” – Shkup, të ndihmuar dhe sponsoruar nga Qyteti i Shkupit, gjegjësisht nga kryetari Koce Trajanovski, në sheshin Filipi i Dytë në Shkup, u hap panairi i produkteve artizanaleve, raporton Portalb.
Në këtë panair marrin pjesë, shoqata të produkteve artizanale nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe shteteve tjera, në të cilën, gjatë kësaj jave do t’i promojnë punimet e tyre tradicionale.
Sipas, shoqatave pjesëmarrëse, popullata ka mjaft interes dhe se qëllimi i këtij panairi është që, të promovohen vlerat tradicionale të popujve të ndryshëm.
“Ky është panairi i tretë i produkteve artizanale që e organizojmë në bashkëpunim e shoqatën “Arty Craft”. Ne si shoqatë kemi marrë pjesë në shumë panaire ndërkombëtare dhe jemi një ndër tyre më aktive. Kemi një bashkëpunim të madh, jo vetëm me trevat e shqiptarë, por me të gjitha vendet e Ballkanit.
“Globus Art”, vjet ka organizuar një ndër panairet më të mëdha artizanale në Ulqin, ku kanë marrë pjesë, shoqata nga mbarë shtetet Ballkanike, por edhe nga SHBA dhe Rusia. Qëllimi i këtij panairit është që të promovohen vlerat artizanale, jo vetëm të popullit shqiptar, por të të gjithë popujve”, thotë për Portalb, kryetari i shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, Ramiz Hajdari nga qyteti i Ulqinit. /Portalb