Në Shqipëri, afër Rrëshenit: GRABITEN DY TURISTËT NGA ULQINI

Dy persona nga Ulqini, (babë e bir) ranë të shtunën pre e grabitjes me armë nga persona të maskuar dhe të armatosur. Krimi ka ndodhur në mëngjes teksa dy të dëmtuarit udhëtonin drejt Ulqinit.

Policia ka thënë se ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 3:00 të mëngjesit. Grabitja mësohet se ka ndodhur në rrugën nacionale të Rrëshenit, ku Enver dhe Ardian Nasradini nga Ulqini janë sulmuar nga autorët e ngjarjes.

Pas krimit ndaj tyre, dy familjarët kanë rrëfyer se pas grabitje kanë njoftuar policinë shqiptare, por ajo nuk i ka ardhur në ndihmë, dhe vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës së tyre janë ndihmuar.

Enver dhe Ardian Nasradini kanë dëshmuar se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit.
Grabitësit mësohet se nën presionin e armës kanë mundur ti marrin i 1050 euro dhe sende me vlerë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. (TV NEWS Shqipëria)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi