Në Shqipëri: MBËRRITI PAPA FRANÇESKU

Papa ne ShqiperiKa mbërritur në Tiranë Papa Françesku. Avioni i linjës ajrore “Alitalia” është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” teksa mbante flamurin shqiptar.

Të pranishëm në aeroport ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, të cilët kanë mirëpritur Atin e Shenjtë. Përfaqësues të Kishës katolike ishin gjithashtu prezentë në aeroport.

Ashtu siç ishte lajmëruar, kryeministri ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Papën, ndërkohë që pas kësaj Papa është nisur drejt qendrës së Tiranës, aty ku shumë besimtarë po presim me padurim të ndjekin meshën që do të mbahet.

Ndalesa e pare ishte ne Presidence, ku fillimisht u zhvillua ceremonia e mireseardhjes ne oborrin e institucionit. Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.

Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesku pershendeti me mijera besimtare qe kishin dale ne sheshet kryesore te Tiranes. Duke levizur me makinen e tij te bardhe te hapur, Ati i Shenjte ka pershendetur besimtaret ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodheshin prane sheshit “Skenderbej” dhe me pas u drejtua ne sheshin “Nene Tereza, ku po mbahet edhe Mesha e Shenjte.

Ne Meshen e Shenjte, bashkëkremtojnë me Papa Françeskun edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.

100 mijë pelegrinë nga i gjithë Ballkani janë sot në Tiranë, ndërsa 1200 gazetarë nga e gjithë bota e ndjekin këtë vizitë.

Pelegrinë nga Puka, Shkodra dhe gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova e Maqedonia kanë mbushur sheshin “Nënë Tereza” për të pritur Papa Franceskun. Ata kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, dhe disa edhe prej mbrëmjes së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi