Në shqyrtim publik për hulumtimin e naftës dhe gazit: ULQINAKËT NUK I DUAN PLATFORMAT

Eni, Nafta, GasNe nuk i duam kërkimet e naftës dhe platformat, por të mbrojmë mjedisin jetësor, të zhvillojmë turizmin dhe profesionet tradicionale, siç është peshkataria, thanë qytetarët e Ulqinit të hënën në Sallën e madhe të Komunës gjatë diskutimit publik me temë: “Elaborati i vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor për 3D hulumtimet gjeofizike në nëndetin e Malit të Zi”.

Tubimin e organizoi Agjencia për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa në te foli zyrtari i kompanisë italiane të naftës ENI, e cila me “Novatekun” rus ka formuar konsorciumin dhe fitoi koncesionin për hulumtimin e naftës dhe gazit.

Në diskutim u tha që në katërmujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kryhet hulumtimi gjeofizik në nëndetin e Ulqinit pas të cilit do të vendoset se a do të niset me eksploatimin e naftës dhe gazit.

Përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit kanë thënë se në tërë këtë proces nuk janë konsultuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…