Në Shtoj: NËNKRYETARI I QEVERISË NDËRTON PËRKUNDËR NDALIMIT

Rafet HusovicNë objektin e ndërtuar ilegalisht, i cili me përmasa i përngjan hotelit, e i cili ndodhet në tokën e nënkryetarit të Qeverisë për zhvillim regjional dhe liderit të Partisë boshnjake Rafet Husoviq, këto ditë kanë vazhduar punimet, shkruan “Dan”.

Siç theksohet, në objekt i cili është ndërtuar pa leje, është përfunduar fasada dhe po kryhen punimet përfundimtare në mënyrë që objekti të jetë gazi për sezonin e ardhshëm.

Shtohet që këtë objekt e ndërtoi Edin Husoviq, vëllai i Rafetit, ndërsa toka është në pronësi të nënkryetarit aktual të Qeverisë malazeze.

Drejtoria për punë inspektuese që në vitin 2012 solli vendimin për prishjen e këtij objekti, ndërsa vitin e kaluar edhe përfundimisht, mbasi që përfundoi procesi administrativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi