Në Shtoj: SHMANGU LOPËN NË RRUGË, THYEN “PORSHEN” DHE PAGUAN DËNIMIN

pORSCHEShtetasi i Holandës Sulejman Agoviq (18) nuk u lëndua kur tentoi që me “porshe” të shmangë lopën në rrugën e Shtojit.

Por, siç shkruan “Vijesti”, dëmi në makinën e shtrenjtë vlerësohet në më shumë se 10 mijë euro.

Policia ka kryer hetimin dhe ka arritur në përfundim se deri tek fatkeqësia erdhi për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, kështu që pronari i “porshes” pagoi edhe dënimin me vlerë 110 euro.

“E që bagëtia ecën nëpër rrugë dhe që çdo kush mund të vendosë policë të shtrirë edhe në pjesët e pandriçuara të rrugëve, askujt asgjë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…