Kryetari i Sindikatës të Kripores Marko Miranoviq ka thënë që punëtorët dyshojnë që kjo fabrikë më e vjetër në Ulqin do të fiket. “Dyshojmë që mbas 80 viteve punë Kriporja do të fiket. Kontratat punëtorëve të mbetur skadojnë në janar, ndërsa çka do të ndodhë pas kësaj është krejtësisht e pasigurt”, tha ai për “Dnevne novine”.
Sipas fjalëve të tija, punëtorët kërkojnë dhe presin përkrahjen në mënyrë që kjo ndërmarrje të vazhdoj me punë. “Pres që edhe subjektet politike të kyçen në zgjidhjen e këtij problem, të thonë a janë apo nuk janë me punëtorë. Duhet të na përkrahin, e jo të kujtohen vetëm në fushata parazgjedhore”, shtoi Miranoviq.
Në Sindikatë presin që javën e ardhshme shumëçka do të jetë më e qartë mbas bisedës me udhëheqësin e ndërmarrjes.