Damir Sllakoviq (27) nga Tivari u vra në luftë në Siri ku luftoi në krahun e organizatës terroriste Shteti islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL), mësoi “Pobjeda” nga burimet policore.
Emri i tij ishte në vëmendje të opinionit në fund të prillit kur nga profili i tij i Facebook-ut kërcënoi deputetët në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, Azra Jasaviq dhe Rifat Rastoder.
Ai me atë rast kërcënoi edhe qytetarët e Tivarit duke thënë se “ISIL do të vijë dhe nuk do të ketë mëshirë”.
Në muajin shkurt në Siri u vra dhe Mirza Haklaj nga Podgorica, një nga aktorët e xhirimit të të ashtuquajturit “Shtetit islamik” në të cilin janë kërcënuar shtetet e ballkanit.