Me natën letrare të akademikut Mehmet Kraja të dielën në mbrëmje në Kala përfundoi edicioni i 22 i „Kalimeres poetike“, manifestim të cilin e organizon Shoqata e artistëve dhe intelektualëve „Art klub“.
Për veprën e këtij shkrimtari folën akademiku Ali Aliu, poeti dhe kritiku Basri Çapriqi, shkrimtari Ibrahim Berjashi, përkthyesi Qazim Muja dhe botuesi Bujar Hudhri, si dhe vet Kraja.
Në dy netët e para janë prezantuar dy shkrimtar të njohur, Kim Mehmeti nga Maqedonia dhe Sllavko Pregl nga Sllovenia.
„Kalimera poetike“ këtë vit është mbajtur në kuadër të manifestimit „Skena verore“, të cilën e organizojnë Qendra kulturore dhe komuna e Ulqinit.