Gjatë kohëzgjatjes së Kongresit për Sabataj Cevin, i cili në Ulqin do të mbahet prej më 31 korrik deri më 3 gusht, do të performohen edhe një sërë programesh kulturore, njoftuan organizatorët.
Kështu, për shembull, në bashkëpunim me Qendrën kulturore turke “Junus Emre” në Podgoricë do të mbahet koncerti i grupit muzikor “Los Pasharos Sefardis” nga Stambolli.
Kongresi do të mbahet në Skenën verore dhe do të jetë i hapur për të gjithë Ulqinakët dhe turistët e tij.