Në Split: DULOVIQ NË GARËN PRESTIGJIOZE NË CROSSFIT

Goran DulovicNë qytetin kroat Split këtë fundjavë mbahet „Dalmatinian Throwdown“, një nga Crossfit garat më të mëdha në këto hapësira.

Ish garuesja olimpike dhe sportistja e merituar e Kroacisë Tina Erceg së bashku me Crossfit skuadrën nga Spliti, për të dytin vit me radhë organizojnë këtë garë të madhe në këtë sport gjithnjë e më popullor.

Në konkurrencë të 250 garuesve, të cilët do të luftojnë për fondin shpërblyes prej 10.000 eurosh, është edhe ulqinaku Goran Dulloviq nga Crossfit klubi „Fit“.

Përndryshe, Dulloviq pas dy xhirove të kualifikimeve për këtë garë, të cilët u mbajtën në korrik të këtij viti, në renditjen e përgjithshme ishte në vend të dytë, trandja me të drejtë pritet rezultati i tij i mirë në konkurrencë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…