“Pas nesh është edhe një vit i suksesshëm. Deri tani në pikën kufitare Sukubinë u regjistruan gati 2,3 milion kalime ose për rreth 13 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar”, tha komandiri i Policisë Kufitare në këtë zone Zhelko Xhariq.
Ai në festimin tradicional të Ditës së Policisë Malazeze e cila u mbajt në stacionin në Zogaj theksoi se në bashkëpunim me Organizatën Turistike dhe Komunën e Ulqinit u realizuan treguesit e mirë edhe gjatë regjistrimit të mysafirëve.
“Kemi rezultate të mira edhe në parandalimin e migrimeve ilegale, narkotikëve, automjeteve dhe dokumenteve”, tha Xhariq dhe vleëroi se Policia Kufitare e Malit të Zi ka bashkëpunim shumë të mire me Policinë Kufitare të Republikës së Shqipërisë.
Ditën e tyre policëve ia uroi edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të vet ishte i pranishëm në kremtimin në Zogaj.