Grupi teatral i grumbulluar rreth regjisorit Munib Abazi, e cila po përfundon punën në premierën e dramës “Servantes dhe Dulçinea”, ia ka paraqitur sot drejtuesve të komunës së Ulqin planet e veta dhe propozimet për aktivitetet kulturore në Ulqin.
Abazi tha që ky projekt është me rëndësi të veçantë jo vetëm për Ulqin, por dhe nga më gjerë, gjë që është njohur edhe nga ana e Ministrisë së kulturës së Malit të Zi. sipas fjalëve të tija, Ulqini duhet të shpallet për “Qytet të Sevantesit”, ndërsa një qeli në Tregun e robërve duhet të rregullohet në mënyrë që në te të vendoset figura e Servantesit.
Anëtari i skuadrës së tij Shefqet Luca ka prezantuar iniciativën për formimin e Teatrit të qytetit në Ulqin, pranë Qendrës kulturore. “Kjo i mungon këtij qyteti në mënyrë që të pasurohet oferta kulturore”, shtoi ai.
Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka përkrahur fuqishëm iniciativat e prezantuara dhe ka theksuar që vetëqeverisja lokale në çdo mënyrë do të ndihmojë realizimin e tyre. Në këtë gjë e kanë përkrahur dhe zyrtarët tjerë të pranishëm në takim: nënkryetari Safet Beci, kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga.
Mbasi që Draga tha që nga mesi i majit do të mbahet “Festivali i fëmijëve”, është arritur përfundimi që premiera e “Servantesit dhe Dulçinea”do të luhet rreth datës 20 maj.