Thonë se heshtja flet më shumë se fjala, por fjala që nuk thuhet dhemb më tepër se ajo që e shqiptojnë buzët.
Edina Mustafiq, studente e degës së Regjisë së Teatrit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, sjell të hënën me date 06.02.2016 në Teatrin Dodona, shfaqjen “N’heshtje”. Kjo shfaqje dallon nga shfaqjet e realizuara deri me tani nga Edina sepse e gjithë fabula zhvillohet pa tekst, me fuqinë e interpretimit.
Skenografia dhe Kostumografia janë të realizuara nga Jetmira Hoxha.
Luajnë: Valmir Krasniqi, Alban Rexha, Kaltrinë Zeneli.
Kjo shfaqje është shfaqja e tretë me radhë e Edines.