Legjendat e dikurshme të klubit të futbollit “Hajduk” nga Spliti Ivica Shurjak dhe Ivan Gudel do të vijnë në Ulqin gjatë tetorit, mëson UL-info.
Siç na deklaroi entuziasti i sportit, Ulqinaku i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Split Marko Boroviq, veteranët e “Hajdukut” me këtë rast do të luajnë një ndeshje reviale në Ulqin, Tivat dhe Podgoricë.
Dashamirët më të vjetër të futbollit i kujtohen shumë mirë gjeneratës së Shurjakut nga vitet 70 dhe asaj të Gudelit nga vitet 80, sidomos për arsye se klubi nga Spliti asokohe kishte shumë tifoz në Ulqin.