Në Tiranë: AGRON IBRAHIMI DOKTOR I SHKENCAVE EKONOMIKE

 

image-0-02-03-71c9a133f47f32a2b9131f087d8743a84f2e70b4b7b336662bfab67bcce8ed19-vBashkvendasi i jonë Agron Ibrahimi këto ditë ka doktoruar në shkencat ekonomike në Universitetin Europian te Tiranes.Titulli i doctorates ishte “Zhvillimi ekonomik i Ulqinit ne driten e globalizmit”.

Dr Ibrahimi ka krijuar modelin e ri të zhvillimit të shpejt ekonomik i bazuara në tre teorit më të njohura për zhvillimin e qyteteve në ekonominë globale: teoria e zhvillimit ekonomik lokal, teoria e qyteteve kreativë si dhe teoria e identitetit të qyteteve.

Me ane te teorise se pare, ai thekson se do te perdorer per krijimin e kushteve she ambientit per shfrytezimin e burimeve natyrore per nje zhvillim te shpejt ekonomik te ulqinit duke bere terheqjen e migracionit pozitiv nga jasht pasi qe ulqini ka mungese te burimeve njerezore.

Teoria e qyteteve kreative do te perdorer per zhvillimin e turizmit kulturore, para se gjithash ne Kalane e Ulqinit duke bere valorizimin e tregun te Servantesit, muzeumit si dhe legjenden mbi Sabataj Cevin.

Gjithashtu permes kesaj teorie te behet rindertimi i qytetit te vdekur te Shasit ashtu sic ishte ne shek. XV. Pas rindertimit ky qytet te shfrytesohet per vizitor nga e gjithë bota, mbrenda tij te behet tregu i shitjes se artizanateve autoktone si dhe vendet per zhirimin e filmave artistik. Shembull i marre nga Qyteti Petra ne Jordani i cili nga UNESCO vitet e fundit u shpall nder 7 mrekullit boterore.

Permes identitetit rajonal autori thekson te behet markimi i produkteve turistike me çka ai do te njihet ne tregun boteror si dhe brendimi i qytetit per terheqjen e vizitoreve dhe investitoreve te huaj te investojnë ne burimet natyrore te pashfrytezuara. Autori thekson se turizmi bregdetar, turizmi sportiv, i vrojtimit te shpendeve, shendetsor dhe ai kulturor mund ta bejne Ulqinin qytetin me te njohur ne rajonin e Mesdheut.

Autori se shpejti kete punim doktoral do ta botoj dhe to te ja afroj administrates lokale per aplikim.

Kete menyre te zhvillimit te ketij qyteti e ka pranuar edhe Universiteti i Shefildit ne Angli (nder 25 universitetet me te mira europiane) ku autori ka publikuar nje punim te tij shkencor bazuar në zhvillimin e qytetit te Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…