Ne Bibliotekën kombetare të Tiranës, mbahet ekspozita e shtypit shqiptar nga trojet e Mal të Zi, e cila do të jetë e hapur deri me 15. prill.
Këto ditë edhe ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi ka pritur një grup të krijuesve, botuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe shoqatave nga Ulqini me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat përballet kultura shqiptare në Mal të Zi.
Ata kanë kërkuar nga ministrja Kumbaro më tepër mbështetje për aktivitetet e tyre duke theksuar se një gjë të tillë e bëjnë shtetet e tjera pakicat e të cilave jetojnë në Mal të Zi.