Ambasada amerikane në Podgoricë organizoi mbrëmë, për të 10 herë, iftar për përfaqësuesit e komunitetit musliman në Mal të Zi. Ambasadorja e SHBA-së Sju K. Braun ka shprehur kënaqësin që iftari është shtruar në një ndërtesë monumentale siç është Qendra islamike në Tivar.
Në emër të muslimanëve të Malit të Zi për organizimin e iftarit u falënderua anëtari i Riasetit të Bashkësisë islame në Mal të Zi Xhemo ef. Rexhematoviq, i cili veçanërisht theksoi angazhimin e punonjësit të Ambasadës amerikane, Ulqinakut Bernard Çobaj, në organizimin e kësi lloj tubimesh.
Përndryshe, në iftarin e mbrëmshëm ishin të pranishëm rreth dhjetë përfaqësues të sektorit fetar, politik, civil dhe mediatik të Ulqinit në krye me kryetarin e komunës Fatmir Gjekën.