Në Tivar: DIGJET MAKINA E ISH NDIHMËS KOMANDANTIT NË ULQIN

ippNë zjarr i cili ka shpërthyer sot herët në mëngjes në qendër të Tivarit është shkatërruar makina e tipit „golf“ me targa BR BM 412, e inspektorit për luftë kundër narkotikëve Borisllav Gjukanoviq, njofton portali Jedro.me.

Siç theksohet, pjesa e përparme e makinës është shkatërruar tërësisht, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme edhe në dy makinat tjera që ishin pranë.

Zjarrfikësit menjëherë mbërritën në vendngjarje dhe arritën të parandalojnë dëmin më të madh. Policia ka nisur hetimin për këtë zjarr, mbas së cilët do të dihet a është shkaktuar qëllimisht apo jo.

Gjukanoviq, përndryshe, ishe disa vite zëvendës komandant i policisë në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi