Në Tivar: KAMP REGJIONAL I BASKETBOLLIT

Ambasadorja e Amerikës Sju Kej Braun do ti ndaj të enjten diplomat pjesëmarrësve të kampit regjional të basketbollit për të rinj në Tivar të cilin e organizon dhe financon Ambasada e SHBA-së në Podgoricë dhe Universiteti Xhorxhtaun nga Vashingtoni.

Në kampin i cili mbahet nga 4 deri me 8 gusht marrin pjesë 40 vajza de djem të moshës nga 15 deri në18 vjet nga Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia dhe Kosova, pesë trajner nga këto shtete dhe shtatë trajner, ish basketbollist dhe basketbolliste të Universitetit Xhorxhtaun.

Ky është kampi i pestë regjional që mbahet në Mal të Zi dhe i gjashti në regjion.

Projekti “Diplomacia e basketbollit”, në kuadër të cilit mbahet ky kamp, thekson rëndësinë e sportit dhe arsimit për njerëzit e rinj dhe promovon bashkëpunimin regjional dhe interetnik si dhe tolerancën përmes sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi