Në Tivar është hapur Qendra për situata emergjente, pika operative-komunikuese e cila është në dispozicion të qytetarëve për çfarë do lloj ndihme.
Siç transmeton Barinfo, Qendra operativo-komunikuese e Drejtorisë për situata emergjente në Tivar do të pranojë thirrjet nga i gjithë Bregdeti, gjegjësisht nga i tërë regjioni jugor i Malit të Zi, në numrin unik evropian 112, i cili është vendosur me Vendim të KE në korrik të vitit 1991.
Të punësuarit në Qendrën operativo-komunikuese në Tivar janë të aftësuar të reagojnë shpejt, ndërsa përveç gjuhës amtare, flasin edhe anglisht, rusisht dhe shqip.