Në kuadër të turneut nëpër Mal të Zi mbrëmë në Skenën verore në Tivarin e moçëm ka performuar kori i “Morgan stejt universitetit” nga Baltimori në Merilend.Kori para publikut të shumtë ka kënduar muzikën e njohur tradicionale, shpirtërore dhe moderne amerikane.
Turneun e kësaj shoqate të këndimit e ka organizuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë.