Me qindra familje nga Tivari, Budva dhe Ulqini jetojnë nga ullishtaria, kështu që duhet punuar më shumë në mbrojtjen e prodhimit vendas dhe në atë që ky vaj të jetë më konkurrent në treg, është vlerësuar të martën në Tivar, kur u mbajt manifestimi qendror i Festës së 12 të ullirit.
Këtë manifestim disaditor e kanë organizuar komuna e Tivarit, Shoqata e ullishtarëve Tivar dhe OJQ ”Maslinijada”, ndërsa e ka hapur ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq.
Të shtunën, përndryshe, ishte i dukshëm numri më i vogël i vizitorëve se vitet e kaluara, por ky manifestim i prodhimeve autoktone bujqësore, me theks në ullirin dhe vajin e ullirit, prapë se prapë i ka plotësuar pritjet, sepse prodhimet i kanë prezantuar 80 ullishtarë, 35 prodhues të venës, bletarë dhe prodhues tjerë të ushqimit, si dhe 25 prodhues të suvenirëve dhe sendeve tjera.