Në Tivar: U HAP XHAMIA „SELIMIA” DHE QENDRA ISLAMIKE KULTURORE

TivarPara disa mijëra besimtarë dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë, ndër të cilët ishte dhe nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Turqisë Emrullah Ishller, në Tivar është hapur sot xhamia “Selimia” dhe Qendra islamike kulturore.

“Kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të myslimanëve të Malit të Zi”, është thënë në këtë tubim.

Këtë objekt monumental e kanë projektuar arkitektët nga Ulqini Selim Resulbegoviq dhe Fuad Mavriq.

Shtrihet në hapësirën prej rreth katër mijë metër katrorë, e në atë kompleks është investuar gjithsej katër milion euro. Gjysmën e mjeteve e ka dhënë Agjencia zhvillimore turke “Tika”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi