Në TKK: EDINA MUSTAFIQ ASISTENTE E SHFAQJES “GRAFITET”

Edina MustafiqEdina Mustafiq, hapat e para ne skene i ka realizuar krah per krah me valltaret e shoqerise kulturore artistike ”Zana” ne Ulqin, ku spikatej me levizjet gjithe elegance dhe qendrimin e buzeqeshur dhe energjine pozitive.

Ka qene prima ne Koreodramen ”Kalendari” dhe Dasmen e Ulqinit, projekte keto te realizuara per nder te 100 vjetorit te pavarsise se shtetit shqiptare dhe kontribut te vecante ne ruajtjen e trashigimise kulturore, nen drejtimin e Z. Munib Abazi.

Para se te regjistrohej ne Akademine e Arteve ne Prishtine, Edina ishte ne medyshje per drejtimin qe do merrte, duke pasur pasion te theksuar per koreografine, mirepo zgjedhja e duhur dhe definitive ishte drejtimi i Regjise se Teatrit, ku ka pasur fatin te jete ne klasen e profesorit, regjisorit te njohur Fadil Hysaj, gjenerata e vitit 2013/2014.

Edina ka qene Asistente e Regjise ne shfaqjen ”Servantes dhe Dulcinea” shfaqje kjo e realizuar ne vitin 2014, ku Edina ishte vetem ne vit te pare te studimeve.

Te qenit student i Akademise se Arteve pervec se eshte kenaqesi, njeherit eshte edhe sfide. Shfaqja 30 minuteshe ”Othello” (detyre: zhanre dhe sisteme), solli ne pah Edinen si regjisore, me pergjegjsi dhe ambicje per te arritur synimet e saj. Per sqarim ndaj lexuesve, zhanret; Tragjedi,Komedi dhe Drame, pershtaten me Sistemet: Grotesk, Brecht dhe Stanislavski me nje veper te Shekspirit, me reduktim teksti te vepres ne ate menyre qe e gjithe vepra te jete e shfaqur mbrenda 30 minutave. Si shfaqje e pare e Edines, kjo eshte gurthemeli ne rrugetimin e saj si regjisore. Premiera e kesaj shfaqje u dha ne Etno Fshatin Kukaj ku Edina u notua me note maksimale 10.
GrafitetProjekt i rradhes me peshe te vecante eshte shfaqja ”Grafitet” me regjisor profesorin Fadil Hysaj, Premiere kjo e Teatrit Kombetar, diten e enjte me date 14 Prill 2016, ku Edina mban titullin e Asistentes se Regjise. Ne kete shfaqje luajne emra te spikatur te skenes shqiptare si: Cun Lajci, Bislim Mucaj, Drita Krasniqi, Sheqerie Bucaj, Ylber Bardhi, Armend Baloku, Armend Smajli, Shpetim Kastrati dhe Adhurim Demi. ”Grafitet” eshte vepra e mirenjohur e dramaturgut Mehmet Kraja.
Edina ne nje plan afatshkurter eshte e ngarkuar edhe me dy shfaqje te tjera per te cilat do shkruajme vecmas, ne prag te realizimit te tyre.
Edines dhe gjithe ekipit te shfaqjes ”Grafitet” i urojme suksese te metutjeshme.

Qyteti i Ulqinit eshte shume me fat qe ka te rinj te tille qe ia zbardhin fytyren ne fushen e artit.

  Flutur Mustafa
Prishtinë
13.04.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…