Në tre ditët e fundit: VJEDHJE NË LAGJËN MERAJA

Gjatë tre ditëve të fundit në orët e para të mengjesit, një person tashmë i identifikuar nga organet kompetente falë kamerave të sigurisë në këtë zone, ka kryer vjedhje në dy shtëpi private në rrugën “Fiqri Hasanaga” pranë Kronit të Ballos.

Banorët e prekur nga kjo dukuri për Ul-info deklaruan që rastin tashmë e kanë paraqitur në Polici të cilët janë duke u marrë me zbardhjen e rastit në fjalë.

Personat e prekur nga kjo dukuri bëjnë apel tek bashkëqytarët e tyre që të tregohen të kujdesshëm pasi që dëmet materiale nga këto vjedhje kanë qënë të konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…