Në përzgjedhjen e 30 me radhë të menaxherëve dhe kompanive më të suksesshme të Evropës së mesme dhe juglindore për vitin 2014 të mbajtur pak kohë më parë, janë shpërblyer edhe kompanitë dhe menaxherët nga Ulqini.
Kështu shpërblimin “Menaxheri dhe kompania më e mirë” në fushën e turizmit dhe hotelerisë e fituan Gani Resulbegoviq dhe kompania e tij “Real estate & co”.
Në shpjegimin e vendimit thuhet që ato me aktivitetet e veta krijojnë ambient më të volitshëm për biznes dhe ekonomi në regjion të Evropës qëndrore dhe juglindore, si dhe që janë zgjedhur në mes disa qindra të nominuar nga 14 shtetet e Evropës.