Në Ulqin në fund të kësaj jave, nën organizimin e Klubit të pingpongut “Valdanos”, është mbajtur turneu në ping-pong. Ky turne kishte karakter ndërkombëtar sepse në të kanë marrë pjesë ekipet e pingpongut nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi.
Në turne kanë marrë pjesë mbi 70 lojtarë, ndërsa suksesin më të mirë e arritën lojtarët e skuadrës “Buduqnost”. Përkatësisht, në kategorinë e pionierëve dhe lojtarëve të klubeve kanë fituar anëtarët e kësaj skuadre nga Podgorica, Filip Radulloviq dhe Urosh Jankoviq.
Në kategorinë e amatorëve tre vendet e para i fituan Nenad Raiçeviq, Ilirian Llola dhe Nail Suma.
Me insistimin e organizatorit të turneut, është organizuar ndeshja reviale në mes liderëve të Forcës së re demokratike Nazif Cungut dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenkes, të cilët janë dashamirës të këtij sporti. Zenka ishte më i mirë duke fituar Cungun me rezultatin 11:9.