Mirënjohjen prestigjioze “Flamuri i kaltër” do ta mbajnë gjashtë plazhe në Rivierën e Ulqinit ose një e treta nga numri i përgjithshëm në Bregdetin malazez.
Juria ndërkombëtare ka njoftuar të premten se flamuri i kaltër do të valojë në këto plazhe në Ulqin: MCM beach, Miami, Copacabana, Safari, Toni grill dhe Europa beach.
Në disa plazhe tjera po zhvillohet pilot faza e detyrueshme dyvjeçare, mbas së cilës edhe ato do të mund të kandidohen për fitimin e këtij çmimi prestigjioz.