Sëmundja e gjuhës së kaltër zyrtarisht është vërtetuar në Ulqin në gjashtë raste në bazë të hulumtimit diagnostikues të lopëve dhe deleve, është njoftuar nga Ministria e bujqësisë.
Siç theksohet, sëmundja e gjuhës së kaltër është sëmundje virale të kafshëve shtëpiake dhe të egra, të cilën e transmetojnë insektet të llojit Culicoides, por e cila, siç shtohet, nuk transmetohet tek njerëzit.
Kafshët më të ndjeshme në këtë sëmundje janë delet, derisa lopët dhe dhitë më rrallë tregojnë shenja klinike të sëmundjes, por mund të jenë një kohë bartës të virusit.