Në Ulqin: MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLAVE TË KUVENDIT TË MZ DHE SHQIPËRISË

Hotel-Dvori-Balsica-Ulcinj-Montenegro-8Këtë fundjavë në “Pallatin e Ballshajve” do të mbahet mbledhja e përbashkët e këshillave të Kuvendit të Malit të Zi dhe Shqipërisë në kompetencën e të cilëve është komunikacioni.

Nga gjashtë anëtarë të këshillave përkatës nga të dyja anët do të flasin mbi dinamikën e ndërtimit të rrugës Plavë-Podgoricë, e cila kalon nëpër Shqipëri, si dhe për ndërtimin eventual të urës mbi Bunë e cila do të lidhte Ulqinin me Velipojën.

Organizatori kryesor i këtij tubimi, kryetari i Këshillit për ekonomi, buxhet dhe financa në Kuvendin e Malit të Zi Aleksandar Damjanoviq tha për Portalin Ul-info që ftesat për pjesëmarrje në konferencë janë dërguar dhe kryetarëve të Ulqinit dhe Plavës Fatmir Gjekës dhe Orhan Shahmanoviqit, si dhe ministrit të komunikacionit të Malit të Zi Ivan Brajoviqit.

Përkrahjen financiare për mbajtjen e këtij takimi e dha Vestmister fondacioni për demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi