Në Ulqin: REALIZOHET PROGRAMI AKADEMIK PËR RUAJTJE DHE ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM TË KALASË

 

Projekti per KalaneMe qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit te mirëfilltë të Kalasë së Ulqinit, këtë verë realizohet Programi akademik ndërkombëtar “Studimi dhe Planifikimi i konservimit” sipas metodologjisë bashkëkohore për trashëgimi kulturore.

Programi i apostrofuar zhvillohet në periudhën mars-shtator 2017, dhe është vazhdimësi e punimeve të Simposiumit ndërkombëtar “Ruajtja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Kalasë së Ulqinit”, që është mbajtur vitin e kaluar në Ulqin, me organizim nga Komuna e Ulqinit dhe Fondacioni Kulturor Shqiptaro Amerikan.

Ky program zhvillohet nën patronatin e Komunes së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro Amerikan /AACF nga New York, me pjesëmarrjen e Univerzitetit Teknik të Vjenës (Austri), Univerzitetit Fatih Sultan Mehmet Waqf nga Stambolli, Universitetit Politeknik Tiranë dhe UBT Prishtinë. Ndërsa, programi është përgatitur dhe koordinohet nga Prof. Dr. Caroline JÄGER-KLEIN: ICOMOS, TU-Wien dhe Dip. Ing.Arch. Gjejlane HOXHA, specialist konservimi nga Prishtina.

Sipas përmbajtjes, programi është kompleks dhe përfshinë punë intensive me tematika të ndryshme siç janë:

  1. Identifikimi i potencialit, analizat, propozim strategjitë dhe disajnet e konservimit të qëndrueshëm të Kalasë së Ulqinit.
  2. Presantimi publik i propozimeve te konservimit/zhvillimit, prane aktereve relevant ne Ulqin, me rastin e Javes se Trashegimise Evropiane 2017.

Në këtë program, pjesëmarrës janë 30 studentë të arkitektures në nivelin e studimeve bachelor dhe master, të cilët punën e zhvillojnë nën udhëheqjen dhe mbikqyrjen e 10 profesorëve të tyre.

Në periudhën prej 20-23 prill 2017, ekipi ka realizuar vizita të monumenteve në Kosove, Shqipëri dhe Mal te Zi. Nga 24 prill-2 maj 2017, janë zhvilluar punimet në identifikim dhe mbledhjen e informatave relevante të potencialit brenda dhe rreth Kalasë së Ulqint. Selia e takimit të studentëve ishte Muzeu në Kala, të cilët nga Drejtuesi i Muzeut Z, Gazmend Kovaci dhe stafi i tij, janë mbështetur me dokumete, publikime dhe shpjegime ndërlidhëse për Kala.

Me rastin e qëndrimit në Ulqin, ekipi punues është takuar me kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, znj. Hatixhe Gjoni, nënkryetare. Në këtë takim janë prezantuar rrjedhat e programeve zhvillimore të Komunës së Ulqinit, vizioni dhe sfidat. Ndërsa, me dt. 1 maj 2017, është realizuar vizita në qytetin e vjetër Shas, në shoqërim të z. Cafo Boga, kryetari Fondacionit Kulturor Shqiptaro Amerikan dhe udhëheqësit te Muzeut. Në kuadër të punimeve njohëse në Kala, ekipi ka zhvilluar intervista të ndryshme me banorët dhe akter tjerë relevant të cilët ilustruan momente nga memoriet e tyre të ndërlidhura me të kaluarën e Kalasë.

Studimi i materialeve të mbledhura, do të bëhet në Universitetet, me punë intensive të studentëve dhe profesorëve të tyre. Hartimi i propozim, strategjive dhe disajneve të konservimit të Kalasë, kryesisht do të bëhet në Ulqin, përgjatë muajit shator 2017, me angazhimin e studenteve te nivelit master së bashku me profesorët e tyre. Në fund të shtatorit 2017, pranë jurisë profesionale dhe autoriteteve të Komunës me akterët tjerë ndërlidhës, ekipi punues do të bëjë prezantimin publik të propozimeve dhe strategjive me disajne të konservimit të Kalasë së Ulqinit. Vleresimi i sugjerimeve do të bëhet nga Juria profesionale, profesor dhe specialist që kanë qenë pjesëmarrës në Simposium, Ulqin 2016.

Propozim strategjite dhe disajni i konservimit të Kalasë së Ulqinit, janë dokumente të cilat përmbajnë idetifikimin e karaketristikave të mjedisit, gjendjen, problemet, kërkesat, nevojat dhe udhëzimet për riparime dhe restaurime, me theks të veçantë në ruajtjen e autenticitetit, integritetit dhe të adaptimit të strukturave apo ndërtesave për riperdorim bashkëkohorë. Në kuptimin e thjeshtë, këto dokumente janë bazë themelore për hartimin e Planeve tjera rregulative dhe detale për Kala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

“Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: VLONI UJIN

Sh.p.k “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin lajmëron të gjithë qytetarët se për shkakë tē reshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri te turbullimi i ujit. Bazuar në situaten e krijuar ju lajmërojmë se uji