Në Ulqin kanë ekzistuar shkollat private të detarisë, gjegjësisht shkollat për kapedanë detar, shkruan në librin “Historia ekonomike e Malit të Zi” Branisllav Maroviq (CID, Podgorica 2006, fq. 342)
Ai nuk jep më shumë detaje lidhur me këto institucione profesionale-arsimore në këtë qytet, por thekson që shkollat kishin rëndësi të madhe në krijimin e kuadrove dhe për zhvillimin e afarizmit detar.