Në Ulqin të ardhurat më të ulta: DY RROGA NUK E PAGUAJNË SHPORTËN E KONSUMATORIT

Të dhënat e fundit të Entit shtetërorë për statistikë Monstat tregojnë që as dy rroga mesatare në Ulqin nuk mund ta paguajnë shportën minimale të konsumatorit. Kjo sepse, të ardhurat mesatare në këtë komunë për qershor ishin 380, derisa për shpenzimet themelore jetësore duhej të shpenzohej 801 euro.

Duke krahasuar të dhënat për rrogat në komunat e Malit të Zi arrihet në përfundim që Ulqinakët akoma qëndrojnë në fund të listës. Para tyre ndodhen qytetarët e Danilovgradit me 400 dhe Andrijevices me 405 euro rrogë mesatare mujore, ndërsa shumë më larg janë qytetarët e Tivarit 439, Budvës 467 dhe Podgoricës 514.

Rroga mesatare në Mal të Zi në qershor ishte 481 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi