Të shtunën në Ulqin është mbajtur mbledhja e Këshillit nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi (KNSH). Në këtë mbledhje, me përparësi të vogël, për anëtarin e Fondit të pakicave është zgjedhur Bujar Hasangjekaj nga Plava. Ai fitoi 14, ndërsa kundër kandidati i tij dhe anëtari i deritashëm i KD të Fondit për pakica Musa Gjokaj nga Malësia 12 vota.
Anëtarët e këtij institucioni më të madh të Shqiptarëve në Mal të Zi kanë zgjedhur dje dhe drejtuesit e komisioneve të KNSH-së.