Në Ulqin xhirohet seriali: „BESA“ NË PRODUKSION ANGLEZ

FilmTash dy javë në Ulqin po xhirohet seriali me buxhet të lartë „Besa“, në produksion anglez.

Siç tha për Portalin Ul-info aktori dhe bashkëproducenti i serialit Mima Karaxhiq, në Ulqin do të xhirohen skenat më atraktive, ndërsa xhirimi do të vazhdojë në Budvë, Beograd, Rovinj, Maqedoni dhe në Kosovë.

„Shumë aktor të njohur do të luajnë në këtë serial, ndërsa rolin kryesor e luan aktori shqiptar, i cili jeton në Pariz, Arben Bajraktaraj“, tha Karaxhiq duke theksuar se pret që „Besa“ do të shfaqet nga tetori në televisionet rajonale.

Ai shtoi se Komuna e Ulqinit, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe disa sipërmarrës nga Ulqini maksimalisht i ndihmuan dhe mundësuan që qëndrimi dhe puna e tyre në Ulqin të jetë e këndshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…