Në Ulqin këtë vit do të festohet Dita e planetit Tokë, e cila në botë shënohet më 22 prill. Aktivistët joqeveritar të mbledhur rreth MOGUL-it kanë paralajmëruar që me rastin e kësaj ditë do të organizohet program i rastit në plazhin e Valdanosit, të dielën më 20 prill.
Ato presin që me këtë rast do të ju bashkëngjiten një numër i madh i qytetarëve dhe rinisë shkollore, sepse do të mbahen disa programe interesante argëtuese – edukative dhe punëtori.
Sidomos do flitet për rëndësinë e ruajtjes së natyrës, resursit më të bukur dhe më të rëndësishëm të komunës së Ulqinit.