Në Velipojë: MBYTEN DY TURISTË, SHPËTOHËN TRE TË TJERË

Një ngjarje e rëndë është shënuar të marten në plazhin e Velipojës. Dy pushues, njëri nga Ferizaji dhe tjetri nga Shkodra kanë humbur jetën.Viktimat janë identifikuar si Adnan Halimi, 50 vjeç nga Ferizaj dhe Myfit Paçrami, 56 vjeç banues në Shkodër. Tre pushues të tjerë rrezikuan gjithashtu jetën.

Sipas policisë, bilanci mund të kishte qenë dhe më tragjik, pasi vetëm pas ndërhyrjes së tyre kanë mundur të shpëtojnë, Bardhyl Alija, 25 vjeç, nga Kosova, Viktor Arina, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Komuna Shkodër  dhe Andi Liçna, 25 vjeç, banues në Velipojë.

Të tre pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qëndren Shëndetësore Velipojë janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë. Paraprakisht mendohet se dallgët e forta si pasojë e motit të keq, kanë shkaktuar edhe mbytjen e pushuesve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi