Në Xhaminë e kryepazarit: SOT PARAQITJA E FIJES SË MUHAMEDIT A.S.

Xhamia, DzamiaMexhlisi i Bashkësisë islame Ulqin njofton se të sot, me 1 korrik, pas namazit të ikindisë (17:00), në Xhaminë e kryepazarit do të paraqitet fija-qimja e pejgamberit Muhamed a.s, siç është traditë në vendin tonë dhe botën islame.

Siç thuhet në lajmërimin e tyre, janë të pakta vendet që posedojnë qimen e Pejgamberit a.s në Mal të Zi (Ulqin, Tivar dhe Plevla) dhe rajon, pasi pajisja e një vendi me të bëhej me anë të një dekreti, gjë që dëfton për rëndësinë e vendit në të cilin dërgohej.

“Vendi ynë duke poseduar pjesë nga fiziku i Muhamedit a.s. lirisht mund të radhitet në vendet e Pejgamberit a.s. Besimtarë, prezenca jonë gjatë paraqitjes së fijes së Muhamedit a.s nuk bënë që tjetër vetëm se e nderon Pejgamberin a.s. Andaj jeni të mirëseardhur dhe Allahu ju nderoftë!”, thuhet në kumtesën e Mexhlisit të BI Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…