Në Xhaminë e Lamit – Mëhalla e Re: TË HËNEN PARAQITJA E FIJES SË MUHAMEDIT A.S.

Esselamu alejkum të nderuar besimtar!
Kemi nderin që t’u njoftojmë që të HËNËN më, 17 prill 2023, në Xhaminë e LAMIT – MËHALLA E RE, në ora 16:30 menjëherë pas namazit të Ikindisë për besimtarët meshkuj do të paraqitet QYMJA-FIJA E PEJGAMBERIT A.S.
LIHJE-I apo SAKALI SHERIF.
LIGJERON: IMAMI NGA TURQIA
AHMED SINAN ERÇETIN
Kurse për besimtaret femra të MARTEN më, 18 prill 2023, menjëher pas namazit të mesdites në ora 13:20
——–
Paraqitja e Qymes së Pejgamberit a.s. në Natën e Kadrit është e lashtë në Ulqin.
Janë të pakta vendet që posedojnë fijen e Pejgamberit a.s në Mal të Zi (Ulqin, Tivar dhe Plevla) dhe rajon, pasi pajisja e një vendi me të bëhej me anë të një dekreti, ku për rrjedhojë dëfton për rëndësinë e vendit në të cilin dërgohej.
Vendi ynë duke poseduar pjesë nga fiziku i Muhamedit a.s. lirisht mund të radhitet në vendet e Pejgamberit a.s.
Besimtarë, prezenca jonë gjatë paraqitjes së fijes së Muhamedit a.s nuk bënë gjë tjetër vetëm se e nderon Pejgamberin a.s.
Andaj jeni të mirëseardhur dhe Allahu ju nderoftë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi