Në xhaminë kryesore të qytetit në Ulqin, “Namazgjah”, të shtunën në mbrëmje, me rastin e lindjes së profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij të ndershme, është mbajtur Mevludi.
Për jetën e profetit të fundit të Zotit foli kryemami i Ulqinit Ali efendi Bardhi.
Hoxhallarët e Ulqinit kanë recituar pjesët prej Mevludi i mrekullueshëm i hafiz Ali Riza Ulqinakut, është lexuar Kur’ani, salavatet dhe janë kënduar ilahitë.
Xhamia e mbushur plotë ka pohuar që shënimi i lindjes së Muhamedit a.s. është një nga karakteristikat më të bukura të islamit tradicional të Ulqinit duke refuzuar njëkohësisht shpjegimet e paditura që ky është akt i risive.
“Ishte kjo natë për shpirt dhe kujtim”, komentoi një besimtar.









