Qendra për mbrojtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakivace të Malit të Zi ka organizuar ngjarje kulturore të shkallës së pare në fund të kësaj jave në kryeqytetin e Kroacisë Zagreb, njoftohet nga ky institucion.
Në Muzeun Mimara koncertin e mbajtën artistet e reja nga Ulqinit Gjylie Pelingu (sopran) dhe Fatime Katana – Buzuku (piano).
“Performanca e dy artisteve të reja, përfaqësuese të pakicës nacionale shqiptare, u përcoll me duartrokitje të gjata të të pranishmëve”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se ky manifestim është organizuar në bashkëpunim me institucionet nacionale të Malazezve në Kroaci.