Punonjësit e policisë së Ulqinit, duke vepruar në bazë të informatës operative, dje gjetën dhe sekuestruan 20 kilogram drogë të llojit marijuanë.
“Punonjësit e kësaj njësie të sigurisë gjetën çantën e fshehur në një lokacion në vendin Zenelaj në afërsi të Katërkollës. Në çantë u gjeten 20 paketime me nga një kilogram të materies ngjarë jeshile të mbyllët për të cilën dyshohet se është drogë e llojit marijuanë.
Për gjetjen u njoftuan punonjësit e policisë të Departamentit për luftë të drogës si dhe prokurori kompetent shtetëror në Prokurorinë e lartë shtetërore në Podgoricë”, thuhet në kumtesë.
Ndërmerren masat dhe veprimet për identifikimin e personit i cili fshehu çantën me marijuanë, shtuan nga policia.