Artistët nga Ulqini sollën disponimin veror, shkruajnë mediet e Zvicrës me rastin e ekspozitës së piktorëve të njohur nga Ulqini, profesor Bilal Nikeziqit dhe Edin Kapllanit, në qytetin e atjeshëm Lihtenshtajg (Lichtensteig).
Ekspozita është hapur të mërkurën mbrëmje në galerinë “Hadorn” dhe do të zgjas deri më 23 gusht.
Vizitorët që erdhën në hapjen e ekspozitës kishin mundësi të provonin specialitetet e Ulqinit, ndërsa për Ulqinin foli kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.
Ai dha që do të ishte në interesin e përbashkët bashkëpunimi i Ulqinit dhe Lihtenshtajgut, i cili, përndryshe, ndodhet në kantonin Sent Galen dhe ka rreth dy mijë banorë.