Disa orë zgjati sonte raundi i parë i negociatave për formimin e pushtetit të ri në Ulqin.
Siç mëson Portali Ul-info, u arrit progres i konsiderueshëm rreth ndarjes së pozitave funksionare.
Në negociata morën pjesë shefi i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq dhe liderët e Forcës së re demokratike Nazif Cungu, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka.
Në emër të qendrës së PDS-së ishin të pranishëm edhe koordinatorët e partisë për Ulqin, Halil Dukoviq dhe Ivica Kaleziq.
Raundi i dytë i negociatave është paraparë për të enjten mbrëma.