Negociatat: KATËR NËNKRYETARË, DREJTORI I KOMUNALJES NGA UNIONI

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitGjatë negociatave të mbrëmshme për formimin e pushtetit të ri në Ulqin u arrit marrëveshja që Komuna e Ulqinit të ketë katër nënkryetarë, gjegjësisht një më shumë se në administratën e deritashme lokale, mëson Portali Ul-info.

Kjo do të thotë se nga një nënkryetar do të jetë nga secila pjesëtar i pushtetit të ri: Partia demokratike e socialistëve, Forca e re demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve.

Siç mësojmë, këtij pjesëtari më të vogël të pushtetit do t’i takojë pozicioni drejtues në Ndërmarrjen publike “Veprimtari komunale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…