Më shumë se pesë orë ka zgjatur sonte raundi i dytë i negociatave për formimin e pushtetit të ri lokal në Ulqin.
“Dakorduam Draftin e marrëveshjes politike dhe 99 për qind të ndarjes së funksioneve”, thanë për Portalin Ul-info koordinatorët e PDS-së të cilët marrin pjesë në negociata, Halil Dukoviq dhe Ivica Kaleziq.
Siç mësojmë, mbetet kontestues vetëm vendi drejtorit të Organizatës turistike, të cilin e kërkon Forca dhe Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”.
Nëse çon dorë nga ky vend, koalicioni të cilin e drejton Fatmir Gjeka do të marrë vendet drejtuese në Ndërmarrjet publike “Qendra për kulturë” dhe “Për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave”, ndërsa me shumë gjasa edhe në Radio-televizionin “Ulqin”.
Në PDS shpresojnë se deri në fund të javës do të përfundojnë me sukses këto negociata dhe do të nënshkruhet marrëveshja.