Negociatat PDS-Forca: PA REZULTATE KONKRETE

Cungu GvozdenovicRaundi i parë i bisedimeve i cili të hënën mbrëma u mbajt në Podgoricë në mes të skuadrave negociuese të Partisë demokratike të socialistëve dhe Forcës së re demokratike për rikompozimin e pushtetit lokal në Ulqin ka përfunduar pa rezultate konkrete, mëson Portali Ul-info.

Në skuadrën e PDS-së ishin zëvendës kryetari Dushko Markoviq, anëtari i Kryesisë Branimir Gvozdenoviq dhe shefi i këshillit të Ulqinit Loro Nrekiq, ndërsa në delegacionin e Forcës ishte kryetari Nazif Cungu me nënkryetarët Xhaudet Cakuli dhe Genci Nimanbegu.

Të mërkurën PDS-ja do të ketë bisedime me koalicionin të cilin e drejton kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi