Skuadrat negociuese të Partisë demokratike të socialistëve dhe Partisë socialdemokrate kanë folur sot për formimin e koalicionit paszgjedhor në Ulqin. “Biseda ka kaluar në atmosferë konstruktive nga të dyja palët dhe besojmë që do të kenë sukses”, deklaroi lideri i socialdemokratëve Selim Resulbegoviq.
Sonte do të zhvillohen dhe negociatat e PDS-së me koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të Fatmir Gjekes.
Me këtë do të përfundoi raundi i dytë i negociatave të cilën PDS-ja me tentim të formimit të pushtetit lokal në Ulqin e ka bërë me Unionin demokratik të Shqiptarëve, Forcen e re demokratike, PSD-në dhe koalicionin e Gjekes.